Showbiz

Ariana Grande kishte nevojë për terapi psikologjike pasi u bë e famshme shumë e re

Ariana Grande

Ariana Grande

Këngëtarja Ariana Gerande, ka pranuar se kishe nevoje për terapi psikologjike pasi u bë e famshme kur ishte adoleshente.

31 vjeçja e filloi karrierën si fëmijë kur u shfaq në programet ”Victorious” dhe “Sam and Cat” të televizionit Nickelodeon dhe para se të niste karrierën si këngëtare, ka pranuar se ishte periudhë e vështirë në jetën e saj.

“Kjo është diçka natyrale e cila ju ndodh gati të gjithë artistëve. Kisha vështirësi të ndjeja po të njëjtën mirënjohje që kam tani për disa këngë të caktuara e muzikë që kam bërë, sepse të bëhesh yll në moshën 19 a 20 vjeçe është çmenduri dhe mendoj se kjo eksperiencë ka të bëjë pak edhe më këngët, apo disa nga to që janë më emocionale”, ka thënë Ariana në emision “Hot Ones” që transmetohet në paltformën YouTube.

Ajo ka shpjeguar se këto vështirësi i ka tejkaluar me kohë dhe terapi dhe pastaj sërish ka arritur të lidhet me muzikën.

“Disa gjëra janë momentale, por me kohë dhe terapi kalohen dhe fillojmë të rifitojmë mirënjohjen ndaj punës që bëjmë, prandaj ndihem krenare dhe e lumtur kur i dëgjoj ato këngë dhe them ‘Kjo është një këngë e mirë’ ndërkohë që atëherë do ta dëgjoja e do të qaja”, ka thënë tutje Ariana.

Ylli ka thënë se u ndje shumë e dëshpëruar kur një herë i është publikuar muzika e pa përfunduar.

“Është tepër dëshpëruese dhe ta shpif, vazhdimisht jam duke tentuar të kuptoj si i marrin gjërat njerëzit. Çfarëdo qoftë, video, fotografi apo këngë. Është konfliktuoze dhe frustruese. Nën anën tjetër them me vetë por unë jam mirënjohëse që jam një artiste për të cilën iu intereson njerëzve dhe adhuruesit duan më shumë nga unë prandaj shkojnë në këto ekstreme për të marrë material pa leje. Është mirë të të duan”, ka thënë ndër të tjera Ariana.