Showbiz

Amir Rrahmani i shoqëruar nga modelja kosovare në darkën e fundvitit të Napolit

Amir Rrahmani dhe Drita Stublla

Amir Rrahmani dhe Drita Stublla

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, në darkën e fundvitit të organizuar nga klubi i Serie A, Napoli, raportohet se ka shkuar i shoqëruar nga modelja e njohur kosovare, Drita Stublla, raporton “Calcio Napoli 24”.

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani

Rrahmani para disa muajsh i dha fund lidhjes me këngëtaren e njohur Era Istrefi.

Rrahmani e Stublla janë parë së bashku në një video të postuar në platformën YouTube, nga mediumi Calcio Napoli 24. Ata shihen duke dalë bashkë nga makina dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Në darkën e organizuar nga Napoli, për nder të festës së Krishtlindjeve, të gjithë futbollistët e ftuar kanë shkuar të shoqëruar nga partneret tyre, kurse Rrahmani ishte i shoqëruar nga Stublla. 

VIDEO:

Rrahmani është nga lojtarët më të famshëm të ekipit të Napolit në Serie A.

30-vjeçari u shpall kampion i Italisë dy vjet më parë dhe këtë sezon po lufton për titullin e kampionit.

Gjatë këtij sezoni, Rrahmani ka zhvilluar 16 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë, duke kontribuar me dy asistime.