Kompania “Apple Music”, të mërkurën ka shpallur listën me 100 albumet më të mira të të gjitha kohërave, ku në pozitën e parë qëndron albumi “The Miseducation of Lauryn Hill” i këngëtares Lauryn Hill.
“Ky është shpërblimi im, por është një narrativë e thellë dhe e pasur ku përfshihen shumë njerëz e shumë sakrificë, shumë kohë dhe shumë dashuri kolektive”, ka thënë Hill për “Apple Music”.
Vitin e kaluar ky album mbushi 25 vjet nga publikimi dhe që atëherë pati sukses të jashtëzakonshëm. Albumi, ndër vite, ka fituar pesë çmime “Grammy”, tre çmime nga “American Music Awards” dhe nga një nga “Billboard”, “Soultrain” dhe “MTV Video Awards”, ndërkohë që pati shitur 30 milionë kopje që kur u lansua.
Por me kalimin e kohës, Hill nuk publikonte shumë këngë dhe rikthehej te këndimi vetëm nganjëherë, duke i bërë edhe paraqitjet publike shumë ta rralla.
Lista me 100 albumet më të mira nga “Apple Music”, u krijua nga një grup artistësh, kompozitorësh, producentësh, dhe profesionistësh të industrisë muzikore, në bashkëpunim me stafin e muzikës në “Apple Music”.
Albumet në top dhjetëshen e “Apple Music” janë:
10. Beyonce, “Lemonade”
9. Nirvana, “Nevermind”
8. Amy Whinehouse, “Back to Black”
7. Kendrick Lamar, “good kid, m.A.A.d city”
6. Stevie Wonder, “Songs in the Key of Life”
5. Frank Ocean, “Blonde”
4. Prince & The Revolution, “Purple Rain”
3. The Beatles, “Abbey Road”
2. Michael Jackson, “Thriller”
1. Lauryn Hill, “The Misseducation of Lauryn Hill”
LEXO EDHE: