Aktori Al Pacino, ka thënë se gati ka vdekur nga Covid-19 në vitin 2020 dhe ka folur edhe për momentin kur nuk kishte puls.
Në intervistat që ka bërë për New York Times dhe revistën People, fituesi i çmimit “Oscar” ka treguar rreth eksperiencës që përjetoi kur ishte infektuar me virusin.
Pacino, ka thënë për Times, se pati filluar të ndihej keq, pati temperaturë dhe u dehidrua.
“Isha ulur duke ndenjur në shtëpinë time dhe shkova, nuk kisha puls. Je këtu. Nuk je. Mendova: Waw nuk i ke as kujtimet. Nuk ke asgjë”, ka thënë aktori për eksperiencën e tij.

Ai ka treguar se brenda minutash ambulanca i kishte ardhur në shtëpi dhe i kishin dhënë ilaçe prej të cilave ishte këndellur, ndërkohë që në dhomën e ndenjës kishe gjetur dy doktorë dhe gjashtë mjekë të ndihmës së parë.
“Kishin veshje sikur të ishin nga hapësira. Ishte disi shokuese t'i hapësh sytë e t'i shohësh. Të gjithë ishin rreth meje dhe thonin ‘u kthye, ai është këtu’”, ka thënë Pacino.
Legjenda e filmit ka thënë se e ka dyshuar nëse ka vdekur në të vërtetë, pavarësisht se të gjithë që ishin me të kishin menduar se ka vdekur.
“Mendova se përjetova vdekjen. Mund të mos e kem përjetuar. Nuk mendoj se e kam bërë, me të vërtetë. E di që ia dola”, ka thënë tutje aktori.
Ai ka falënderuar asistentin e tij pasi ai menjëherë e kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë pasi infermierja e tij e pati konfirmuar se ai nuk ka puls.
Ylli ka thënë se nuk u frikësua aspak nga vdekja.
“Nuk pata aspak frikë. Nuk e pashë dritën as asgjë. Nuk kishte asgjë aty”, ka thënë ndër të tjera, aktori i filmit “Scarface”.

Eksperienca e Pacinos do të jetë më e detajuar në librin e tij autobiografik, “Sonny Boy”, i cili publikohet, sot, më 8 tetor.