Samantha Davis, gruaja e yllit të filmave “Harry Potter”, Warwick Davis, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
"Vdekja e saj ka lënë një vrimë të madhe në jetën tonë si familje. Më mungojnë përqafimet e saj, kishte karakter unik duke parë gjithnjë anën pozitive të jetës. Kishte sens të mirë humori dhe qeshte me shakatë e mija të këqija”, ka thënë Warwick në një deklaratë për BBC.
Shkaku i vdekjes së Samanthas nuk dihet, por mendohet të ketë qenë vdekje natyrale.
Ajo lindi më 30 janar të vitit 1971. Ishte e njohur për rolet në projekte filmike si “Trough”, “Dragon’s Eye”, “Short Fellas” dhe “Honkey Sausages”. Ajo pati edhe një rol përkrah bashkëshortit Warwick, në vitin 1988 në filmin “Willow”, në xhirimet e të cilit u njohën. Warwic ishte 17 vjeç dhe njihej për rolin e tij të famshëm si Ewok Wicket në filmin e mirënjohur “Star Wars: Retun of the Jedi”.
