Showbiz

Aktori fitues i çmimit “Oscar” mezi njihet pas transformimit për rolin e ri

Aktori mezi njihet nga transformimi për rolin e ri

Aktori mezi njihet nga transformimi për rolin e ri

Një ndër aktorët e njohur të Hollywoodit ka bërë transformimin e radhës për rolin e ri. Ai ka mbijetuar në apokalips, është përballur me familjen kriminele Brummie e edhe ka qenë “babai” i bombës atomike, shkruan DailyMail.

I rrethuar nga ekipi i produksionit, ai ishte dukur xhiruar disa skena të filmit të ri “Steve”, kur u fotografua, ndërkohë që kishte veshur një xhaketë me kapele e dukej i panjohur.

Fytyra e tij e famshme ishte e mbuluar me pluhur dhe mjekër, gjë që e bënte edhe më të vështirë identifikimin.

Një ndër anëtarët e ekipit të xhirimeve, po mbante çadër mbi kokën e tij.

A do të mund ta qëllonit se për cilin aktor bëhet fjalë?

Është Chillian Murphy!

Ai po xhironte disa nga skenat e filmit të ri që do të shfaqet në platformën transmetuese “Netflix”, që është adaptim i novelës së autorit Max Portet, “Shy”.

Murphy, i cili njihet për rolin e tij në serialin “Peaky Blinders”, luan rolin e një mësuesi që është përgjegjës në një shkollë për djem që kanë probleme me sjelljen e keqe.

Filmi, i cili për “Netflixin” u riemërtua, “Steve”, po zhvillohet nga produksioni i vetë Murphyt, që quhet “Big Things Films”.

Aktori pritet të rimarrë rolin që pati në serialin “Peakey Blinders”, Shelby, për filmin e ri që po ashtu do të shfaqet në “Netlfix”, e i cili është inspirim nga seriali me po të njëjtin titull.