Showbiz

Aktori 16-vjeçar i “Baby Driver” vdiq pasi ra nga automjeti në lëvizje

Hudson Meek / Foto: Getty

Janë bërë homazhe për aktorin e filmit “Baby Driver”, Hudson Meek, i cili vdiq pasi u rrëzua nga një automjet në lëvizje në Alabama, raportoi të enjten BBC-ja.

Aktori 16-vjeçar ra nga një automjet në Vestavia Hills, më 19 dhjetor, ndërsa vdiq dy ditë më vonë për shkak të plagëve të marra. 

“16 vjetët e tij në këtë tokë ishin shumë të shkurtra, por ai arriti kaq shumë dhe ndikoi ndjeshëm te të gjithë ata që e njohën. Lutuni për familjen dhe miqtë tanë derisa po përballemi me këtë humbje të papritur dhe tragjike”, është shprehur nëna e tij Lani Wells Meek në Facebook.

Siç bëhet e ditur, organet e Meekit janë dhuruar për të ndihmuar të tjerët në nevojë. 

Adoleshenti është shfaqur edhe në seri televizive, përfshirë dramën “NBC Found”.

Departamenti i Policisë Vestavia Hills po heton se si ndodhi incidenti fatal.