Showbiz

Adidasi e heq nga reklamat Bella Hadidin për shkak të qëndrimit të saj për Palestinën

Bella

Adidasi i ka hequr imazhet e modeles Bella Hadid nga reklamat që promovonin këpucë sportive.

Kompania ka thënë se po e “rishikon” fushatën e saj reklamuese pas kritikave nga Izraeli për përfshirjen e Hadidit.

Hadid është amerikane me rrënjë familjare nga Palestina. Ajo është akuzuar për antisemitizëm.

Hadid vazhdimisht e ka kritikuar qeverinë e Izraelit dhe ka mbështetur palestinezët dhe më 23 tetor ajo bëri një deklaratë ku shprehte mërzinë për humbjen e jetëve të pafajshme teksa u bënte thirrje ndjekësve të saj në Instagram t’u bëjnë presion liderëve të tyre që t’i mbrojnë civilët në Gaza, raportoi Guardian. 

Nuk është hera e parë që Adidasi ndërpret marrëveshjet me ambasadorët e tij të famshëm për akuzat për antisemitizëm. Më 2022 i shkëputi me Kanye West.