Këngëtarja e famshme britanike, Adele ka shpërthyer në lot pasi ka parë këngëtaren Celine Dion në një nga koncertet e saj në Las Vegas.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Adele shihet më pas teksa shkon shpejt drejt saj, dhe duke qajtur e përqafon, raporton BBC.
Dy këngëtaret ndajnë një përqafim emocional në Teatrin Colosseum në Caesars Palace, një vend i ndërtuar fillimisht për rezidencën debutuese të Dion në vitin 2003.
“Kjo me të vërtetë ndjehej sikur ajo me krenari po ia dorëzonte çelësat Adelës”, ka thëë Nasser, i cili ishte në audiencë dhe filmoi momentin në telefonin e tij.
“Dhe kur Adele e përqafoi atë, të gjithë ndjenë atë që ndjenin”, ka shtuar ai.
Adele dihet se idhullon ikonën kanadeze, ndërsa Dion gjithashtu ka folur me fjalë të mëdha për Adelën.
Adele bursts into tears after seeing Celine Dion attending her Vegas residency.
— Pop Base (@PopBase) October 27, 2024
(🎥: nas.archives) pic.twitter.com/i2prysgSMp