Showbiz

Adele: Dëshiroj të kem një vajzë

Adele

Adele

Këngëtarja me famë botërore, Adele, në njërin nga koncertet e saj në Cesars Palace në Las Vegas, u ka thënë adhuruesve se po planifikon të bëjë edhe një fëmijë pasi të kompletojë koncertet që po mban atje.

“Dua të kem një vajzë sepse tashmë kam një djalë. Ndihet sikur ajo do të jetë personi që do të dua më së shumti në botë, por edhe personi që do të urrej më shumë. Ndjej sikur kjo do të ndodhë”, ka thënë Adele, raporton The Sun.

Këngëtarja, e cila është në lidhje me agjentin e sportiv, Rich Paul, që nga viti 2021 ka bërë shaka se vajza e saj do të jetë bebe mbretëreshë që jep urdhra.

“Me mua si nënë, e Paulin si baba, ajo do të jetë një bebe mbretëreshë që jep urdhra, apo jo?”, ka thënë ylli.

Ndërkohë ajo ka pranuar se koncertet që po mban në Los Angeles ia kanë ndryshuar gjendjen shëndetësore.

“Më është dashur të pushojë për shkak të zërit. Kur them pushim për shkak të zërit, nënkupton që duhet të hesht për rreth pesë javë. A mund të më imagjinoni mua të mos jem në gjendje të flas për pesë javë?”, ka thënë ndër të tjera 36 vjeçja.

Ajo ka shpjeguar se sa i përket këndimit, nuk i pengon të mos këndojë për pesë javë rresht.

“Është e lehtë me këndimin. Por të mos jesh në gjendje të flasësh do të thotë se nuk mund as të qeshësh për pesë javë. Kjo është e vështirë”, ka shpjeguar Adele.