Reklama

ProCredit hap degën e re në zemër të Rrugës B!

Pro Credit Bank

Banka ProCredit ka përuruar degën më të re me lokacion ideal në rrugën B, në një koktej rasti ku të ftuar ishin klient, partner dhe staf i bankës.

I pranishëm për të inauguruar këtë fillim të ri ishte kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, për të cilin një shtrirje e tillë fizike e shoqëruar krah për krah me digjitalizimin e vazhdueshëm të shërbimeve të cilat i ofron banka, rrit dhe forcon më tej marrëdhëniet me komunitetin dhe klientët.

E gjendur në atmosferën vibrante të rrugës B, larg zhurmës së qendrës dhe me një ambient të ngrohtë, kjo pikë garanton lehtësi financiare. Zona digjitale 24/7 mundëson jo vetëm deponimet, tërheqjet dhe verifikimet/printimet e bilancit, por dhe shërbime të tjera digjitale përtej ATM-ëve klasik si pagesa faturash, mbushje e telefonit etj. Gjithashtu, ekipi profesionist i këshilltareve të klientit i pozicionuar në këtë pikë është i përkushtuar të ofrojë këshillim financiar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

Me çdo pikë të re, banka ProCredit vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për t'i qëndruar sa më afër klientëve dhe nevojave të tyre financiare. Ata ju mirëpresin nga 09:00 deri në 16:30 në degët më të afërta, kurse shërbimet brenda zonës 24/7 janë në dispozicionin tuaj në çdo kohë.

Për më shumë informata rreth shërbimeve të bankës ProCredit, vizitoni faqen zyrtare: Miresevini - ProCredit Bank (procreditbank-kos.com)

Lehtë për ty!

*Artikull i sponsorizuar