Filmi i fundit nga 20th century studio – the First Omen vjen në kinema
Artikull i sponsorizuar - Të gjithë admiruesit e zhanrit dhe filmave horror që përcjellin emocione rrëqethëse dhe pak frikë kinematografike do të mund të shijojnë në fillim të prillit suksesin e ri të korporatës amerikano-italiane, dhe një mbrëmje speciale të përgatitur posaçërisht për ta.

Të mërkurën në 3 prill, Cinestar dhe Cineplexx do të prezantojnë një mbrëmje horrori me shfaqjen premierë të THE FIRST OMEN nga Arkasha Stevenson, i realizuar nga 20 Century Studios dhe me protagonist aktorin e famshëm Bill Nighy.

Ngjarjet e filmit në fjalë i paraprijnë klasikut të mirënjohur horror “Oguri” të vitit 1976, që gjithashtu u kurorëzua me Oscar asokohe, dhe që për herë të parë prezantoi në ekranin e madh personazhin e Daminait. Historia vijon duke na paraqitur një grua të re amerikane e cila dërgohet në Romë për të nisur jetën e saj në shërbim të kishës.

Kur gjendet përballë një errësire të mistershme që e bën të dyshojë tek besimi i saj, ajo zbulon një komplot të tmerrshëm që synon sjelljen në jetë të vetë mishërimit të së keqes.

Publiku do të zbulojë më në fund çfarë ka ndodhur para Profecisë së parë në të të cilën i famshmi Gregory Peck luante rolin e një diplomati amerikan i cili këshillohet nga një prift romak që të mos flasë me gruan pas vdekjes së fëmijës së tij dhe të adoptojë fshehurazi një djalë që quhet Damian.

Krahas Bill Nighy, roli kryesor femëror në filmin e ri luhet nga Nell Tiger Free, ndërsa në rolet dytësorë janë Sonia Braga, Ralp Ineson e të tjerë.
VIDEO: