“Cinehero” dhe “Mbrëmja Komike” në “Cinestar” dhe kinematë “Cineplexx” me titullin më të fundit nga filmi i famshëm i “Universe” “Dedpul dhe Volverin"
Të gjithë fansat e filmave dhe të drejtave ekskluzive të Marvel-it, të njohur për efektet e jashtëzakonshme speciale dhe historitë emocionuese të superheronjve, do të jenë në gjendje të shijojnë punën më të fundit të studios së famshme amerikane, me titullin e parë të këtij viti “Dedpul dhe Volverin”, do të shohin në ekranin e madh.
Me rastin e shfaqjes së titullit të ri të Marvel-it në kinema, do të organizohet një mbrëmje spektakolare “Kino-Hero”, në kinemanë “Cine Star” më 23 korrik në mesnatë, me shfaqjen premierë të filmit emocionues, ku luajnë aktorët Rajan Rejnolds dhe Hju Xhekmen, ndërsa ditën e nesërme, në datë 24 korrik, në kinematë “Cineplexx”, do të organizohet mbrëmja KOMIKE.
Filmi “Dedpul dhe Volverin” është me regjinë e Shon Levit, i njohur për publikun me filmat komedi dhe aksion “Night at the Musem” dhe “Free Guy”, në të cilët ka bashkëpunuar gjithashtu me Rajan Rejnoldsin, por edhe projekti i tij i realizimit të filmave “Stranger Things” është mjaft domethënës. Vazhdimi më i fundit i ekzkluzivitetit të Marvel-it, ku pas dy realizimeve të para të “Deadpool”-it të vitit 2016 dhe 2018 pati shumë sukses në mbarë botën, ai vazhdoi xhirimet duke rënë dakord me Rajan Rejnoldsin dhe më pas iu bashkua aktori australian Hju Xhekmen, personazhi i famshëm i superheroit Volverinë.
Le të rikujtojmë pak personazhin shumë negativ të Ueid Uillsonit, që për shkak të një sëmundjeje të rrallë, kreu shumë analiza dhe shkencëtarët tentuan shumë gjëra, por pa ndonjë sukses të madh. Trupi i Uillsonit është shumë i sëmurë dhe i mbuluar me shenja, duke e bërë atë të neveritshëm ndaj mjedisit. Gjendja mendore e Uillsonit përkeqësohet dhe fillojnë t’i shfaqen personalitete të dyfishta, nga të cilat vuan shpeshherë. Për të fshehur pamjen e tij trupore, Uillsoni krijon një kostum të spikatur dhe bëhet kundërheroi – “Dedpuli”, i cili nuk i zgjedh mënyrat e hakmarrjes.
Tani, dyshja Rejnolds-Xhekmen bashkohet për të shpëtuar botën me personazhet e tyre të famshëm të Marvel-it.
Sipas revistës “People”, bëhet fjalë për një miqësi të vërtetë, në ekran dhe në jetën e vërtetë.