Ka pothuajse një vit që kur brendi gjigant i ngjyrave ‘Fluger’ ka arritur edhe në Kosovë. Gjatë kësaj të hëne përfaqësuesit e tyre kanë ardhur në vendin tonë duke prezantuar edhe më tutje punën qindravjeçare që e bëjnë në shtetet e Skandinavisë. ‘Fluger’ ka shtrirje në shumë shtete të botës, drejtorët e eksportit kanë shpjeguar se pse ‘Fluger’ duhet të jetë ngjyra e vetme me të cilën ju duhet ta ngjyrosni shtëpinë tani kur jemi në prag të pranverës, ‘Fluger’ është zgjidhja juaj ideale që ju të mos mendoni për çdo vjet për ngjyrosjen e shtëpisë tuaj.
Nëse doni që muret e shtëpisë suaj të shkëlqejnë nga pastërtia e ngjyrës, me të cilën ju nuk do të keni pse ta ngjyrosni shtëpinë për çdo vit, “Fluger” është zgjidhja ideale.
Kur jemi në prag të pranverës dhe të gjithë gëlqerosim shtëpitë tona, na duhet një ngjyrë që është ekonomike, e mbi të gjitha që nuk është e dëmshme për shëndetin dhe nuk lejon myshqe brenda shtëpisë.
Gjiganti danez i ngjyrave “Fluger”, tani ka dyqan edhe në Kosovë. Gjatë të hënës përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe kompanisë “Aktive Home”, kanë treguar se pse “Fluger” është më e mirë sesa ngjyrat e tjera në treg.
“Benefitet që kanë ngjyrat ‘Fluger’ janë të mëdha përpos çmimit që në fillim duket i shtrenjtë mirëpo është më afatgjatë sesa ngjyrat e tjera. Gjithashtu në aspektin e shëndetit janë plus i madh, këto ngjyra kanë bazë biologjike, ekologjike 100 për qind, me të gjitha certifikatat nga profesionistët të asmologjisë, si të tilla nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin tonë. Ato e lënë murin të frymojë sepse janë ngjyra të gjalla dhe janë anti myk dhe kundër lagështisë në banesat tona”, deklaron Gazmend Elshani, pronar i “Aktive Home”.
Elshani thotë pas sjelljes në Kosovë të produktit është rritur interesimi i njerëzve për ta blerë dhe provuar.
“Po thuajse 1 vit janë bërë që kemi sjellë ‘Flugerin’ në Kosovë dhe kemi filluar me shitjen interesimi i qytetarëve për të blerë këtë ngjyrë po rritet dukshëm sepse secili që e ka blerë njëherë dhe e ka provuar apo i ka parë benefitet e ngjyrës e ka parë që më lirë i ka kushtuar kjo sesa ngjyrat e tjera në treg, e kanë parë gjithashtu edhe qëndrueshmërinë brenda vitit që është më e madhe dhe më nuk e ndërrojnë ‘Flugerin’”, thekson ai.
E drejtori i eksportit të “Fluger”, Martin Jensen, shpreson që brendi i ngjyrave të zgjerohet edhe më tej me ndihmën e Elshanit.
Pasi shprehet i lumtur që tani ngjyrat e pastra dhe të shëndetshme të “Fluger-it” janë në Kosovë.
“Teknologjia e ngjyrave po përparon shumë shpejtë dhe kësisoj ne jemi shumë të interesuar që të zgjerojmë edhe në tutje rrjetin tonë të shitjes dhe të bashkëpunimit me shtete të tjera. Së bashku me Gamzmendin ne tanimë kemi një bashkëpunim të shkëlqyer she kësisoj kemi arritur që ta sjellim ‘Flugerin’ në Kosovë. Unë jam shumë i lumtur po ashtu që jam sot këtu”, thekson Jensen.
Skandinavia ka qenë më herët synimi i zgjerimit të kompanisë, pas Danimarkës, vendit të origjinës, është Suedia që mban me krenari numrin më të madh të dyqaneve të kompanisë.
“Meqenëse tregu ynë kryesor i shitjes së produkteve është Danimarka, nga këtu kemi të hyra mbi 100 milionë euro, për se kemi prezencën më të madhe të produktit tonë atje. Kemi mbi 500 punëtor 80 kompani françiza dhe 60 dyqane tona. Po ashtu kemi shitje të mëdha edhe në Poloni, mirëpo është Suedia ajo që renditen pas Danimarkës. Qëllimi ynë është që ta rrisim edhe më tutje rrjetin e shitjes së ‘Fluger-it’ nëpër botë”, deklaron Mykyta Shamenko, menaxher i eksportit në “Fluger”.
Gamës së gjerë të produkteve të ngjyrave “Fluger” për mure, tanimë i janë shtuar edhe risi të tjera si ngjyrat për tavane, fasadë dhe dru gjithashtu.
*Artikull i sponsorizuar