Reklama

AKP shpall shitjen e radhës SHAL 69

AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e aseteve me likuidim ShAL 69, duke ofruar
një gamë të gjerë pronash dhe asete atraktive në disa prej rajoneve kryesore të Kosovës. Kjo
është një mundësi e rrallë për investitorët që kërkojnë të përfitojnë nga tregu i pasurive të
paluajtshme në vend dhe të bëjnë investime strategjike në pronat e ofruara.

Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 3 asete, një kombinim të tokave bujqësore dhe një lokali
me tokë, së bashku me një depo, duke përfaqësuar një mundësi të mirë për ata që synojnë
të investojnë në pronat rurale dhe tregtare. Në rajonin e Pejës ofrohen 25 asete, që paraqet
edhe ofertën më të madhe të aseteve. 24 asete janë toka të kategorive të ndryshme, një
portofolio e larmishme për investitorët që kërkojnë të zgjerohen në sektorin bujqësor apo
atë të ndërtesave komerciale, ndërsa një aset për shitje është objekt.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen 20 asete. Kryeqyteti ka një numër të konsiderueshëm
pronash për shitje, përfshirë 10 toka bujqësore, 4 lokale, një zyrë dhe asete të luajtshme të
NSh Ingeniering. Prishtina përfaqëson një mundësi të madhe për investime në zhvillimin
urban dhe tregtar. Në rajonin e Prizrenit ofrohen 7 asete. Në Prizren ofrohet një kombinim
të tokave bujqësore, lokaleve dhe një aseti të luajtshëm, duke përfaqësuar një zgjedhje të
mirë për investitorët që kërkojnë mundësi në rajonet turistike.

Në këtë valë ofrohen për shitje edhe 4 lokale në Podgoricë, Mali i Zi. Lokalet afariste me
sipërfaqe që variojnë nga 75m² deri në 232m², janë të pozicionuara në lokacione atraktive
në Podgoricë.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të investuar në të ardhmen e pasurive të
paluajtshme në Kosovë. Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të
konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe
zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë,
në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me
Likuidim nr.69 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë
me datën 30.10.2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e
ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.
Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. Gjatë kësaj
periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si
dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan
Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400, ext. 1090 apo
ext.2059.

*Artikull i sponsorizuar