Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka falur 13 persona, përfshirë gjashtë studentë, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave masive në Serbi.
Në deklaratën e Presidencës serbe është thënë se një dekan dhe profesor universiteti bashkë me disa akademikë të tjerë janë në mesin e të falurve, raportoi Danas.
Hedhja poshtë e akuzave ndaj të arrestuarve gjatë protestave ka qenë një prej kërkesave kryesore të studentëve që udhëheqin demonstratat.
Ata u arrestuar gjatë protestave që nisën pas shembjes së një strehe në një stacion treni në Novi Sad, ku vdiqën 15 persona. Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq dha dorëheqje më 28 janar.