Rajon

Vuçiqi e Dodiku flasin për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Serbe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuԭiq në takim në Beograd me presidentin e entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska, Milorad Dodik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuԭiq ka zhvilluar të martën takim në Beograd me presidentin e entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe, Milorad Dodik. 

Siç ka bërë të ditur Vuçiqi, në këtë takim është diskutuar për çështjet kyç për popullin serb dhe “për të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Serbe”.

"Ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe vazhdimi dhe forcimi i rritjes ekonomike dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Serbisë dhe Republikës Serbe është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Vuçiqi në një postim në Instagram.

Ai ka shtuar se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për festën e Sretenjës që mbahet më 15 shkurt.