Rajon

Vuçiq paralajmëron “ditë të vështira” për Serbinë

Presidenti i Serbise, Aleksandar Vucic

Foto: Associated Press

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një postim në “Instagram” ka paralajmërua se “Serbinë po e presin ditë të vështira”. 

Ai tha se nuk e ka të lehtë të tregojë se çfarë lajmi ka “pranuar Serbia në 48 orët e fundit”. 

“Ditë të vështira e presin Serbinë. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajme kemi pranuar në 48 orët e fundit...Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, ka shkruar Vuçiq, i cili ka shtuar se ditët në vijim do ta njoftoi publikun “për sfidat që e presin Serbinë. “Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tash. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”.