Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se Evropa duhet t’ia ndalë fondet Serbisë, për shkak të raporteve që presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, po ruan me Kinën dhe Rusinë.
Von Cramon ka shpërndarë një reagim të analistes amerikane Ivana Stradner në Twitter.
“I dashur Bashkimi Evropian. Kujt ia ndien. Lëreni të shkojë. Vuçiqi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të. Ky është thjesht shantazhi i tij më i fundit. Fillimisht me Rusinë e tani me Kinën. Investoni në shtete të tjera të rajonit, ktheni regjimin e vizave dhe izolojeni Vuçiqin e pushtetin e tij”, ka thënë Stradner që ka publikuar në Twitter lajmin se presidenti kinez Xi Jinping do ta ftojë Serbinë t’i bashkohet Bricsit (organizatës së shteteve Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).
E duke shpërndarë postimin e Stradnerit, Von Cramon ka thënë se Evropa duhet të ketë përgjigje të qartë ndaj Vuçiqit.
“Duhet ta përzëmë. S’ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiqi vallëzon me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Our clear response should:
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 30, 2024
Kick him out. No more #EU money, no growth package for Serbia as long as @avucic dances with the autocrats in China and Russia. https://t.co/pq3iWA3wTp