Rajon

Vdiq një 19-vjeçar i hospitalizuar që pas shembjes së strehës në Novi Sad

serbi

Foto: Associated Press

Një 19-vjeçar ka vdekur të premten në një spital në Serbi, duke u bërë viktima e 16-të nga shembja e strehës së stacionit të trenit në Novi Sad. Tragjedia e nëntorit nxiti muaj protesta kundër qeverisë.

Vukashin Crnçeviq vdiq pas katër muajsh pas tragjedisë. Shumë në Serbi besojnë se shembja erdhi si rezultat i punës së dobët që është kryer gjatë renovimit të ndërtesës.

Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi për rastin, ndërsa protestat zakonisht janë shënuar edhe me 15 minuta heshtje në nderim të 15 viktimave, raportoi AP. 

Të premten, presidenti autokrat serb Aleksandër Vuçiq lajmëroi planet për organizimin e tubimeve të tij, të cilat më tej mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të shkaktojnë përleshje mes protestuesve.

Tubimi i javës së kaluar në Beograd ishte në mesin e më të mëdhenjve ndonjëherë në Serbi.