Rajon

Sulm me thikë në një shkollë në Zagreb, vritet një nxënës

sulm ne Kroaci

Një shtatëvjeçar është vrarë dhe shtatë fëmijë të tjerë  kanë mbetur plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në Shkollën Fillore "Preçko" në Zagreb më 20 dhjetor. 

Në sulm është plagosur rëndë edhe një mësuese, e cila është në rrezik për jetën. Sulmuesi i dyshuar, një 19-vjeçar dhe ish-nxënës, u arrestua në vendngjarje, raportuan mediat lokale.

Ministrja e  Shëndetësisë në Kroaci, Irena Hrstic, duke folur për gazetarët jashtë spitalit të fëmijëve, tha se sulmuesi hyri në shkollë përpara se të godiste me thikë stafin dhe nxënësit. 

“Sipas informacioneve nga shërbimet emergjente, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, një fëmijë ka vdekur. Pesë të lënduar janë dërguar në spital. Në këtë moment të pesë janë jashtë rrezikut ”, tha ajo.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se është i tmerruar nga incidenti teksa shtoi se rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.