Rajon

SHBA-ja sanksionon rrjetin prapa pasurisë së Dodikut

Milorad Dodik

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar një rrjet prej dy individësh dhe shtatë subjektesh që sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, dhe për familjen e tij.

“Dodik e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për të rritur pasurinë personale përmes kompanive të lidhura me të dhe Igor Dodikun”, është thënë në deklaratën e Departamentit.

Në komunikatë thuhet tutje se më 2024, Milorad e Igor Dodik, babë e bir, ushtronin kontroll mbi zyrtarët e lartë qeveritarë për të manipuluar buxhetin e shtetit astu që një kontratë në nivel shtetëror t’i jepej Prointer ITSS, jashtë procesit konkurrues.  

“SHBA dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodikut për të gërryer institucionet që kanë garantuar paqe dhe stabilitet, në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon”, thuhet aty. 

Listës së të sanksionuarve u është shtuar Millenko Çiçiq dhe Gjorgje Gjuriq si dhe kompanitë: Infinity International Group, Infinity Media, K-2 Audio Services, Kaldera Company, Prointer Itss, Sirius 2010 dhe Una World Netëork.

Milorad Dodik veçse është i sanksionuar nga SHBA-ja.