Rajon

Serbia në grevë të përgjithshme sërish

protesta Serbi

Foto: Danas

Një grevë e përgjithshme ka nisur edhe këtë të premte në Serbi, iniciuar nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, me mbështetjen e sindikatave e shoqatave të ndryshme.

Kjo është greva e dytë e përgjithshme në Serbi pas asaj të 24 janarit.

Në Novi Sad janë organizuar tubime e aktivitete protestuese.

Fillimisht janë mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës në një stacion.  Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e tyre, raportoi Danas. 

Protesta janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar shërbimet e huaja se qëndrojnë prapa protestave, e kryeministri Milosh Vuçeviq pati dhënë dorëheqje pas presionit.