Një baba është dënuar për “neglizhim të mbikëqyrjes së fëmijës” pasi djali i tij sa ishin në Kroaci ka çuar tre gishtat nga një veturë me targa serbe.
Policia në Split ka thënë se fëmija ishte në ulësen e prapme të veturës dhe e vuri dorën jashtë dritares derisa vetura ishte në lëvizje.
“Është konstatuar se babai i fëmijës, shtetasi 33 vjeç i Serbisë ka kryer vepra penale nga neni 27 i Ligjit për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, duke mos e mbikëqyrë fëmijën si prind...”, thuhet në njoftim, raportoi Danas.
Kroacia parasheh që fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk mund të ndiqen penalisht, atëherë nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës apo t’u iniciohet procedurë penale.
Policia ka shtuar se babai, që ishte vozitës, është gjobitur edhe për disa shkelje në trafik.