Sipas policisë, janë sekuestruar 37,336 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, një automjet, një traktor dhe gjëra që i shërbenin veprimtarisë.
Dy autorët e dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa i dyshuari i dytë mbetet ende në arrati.
Policia ka bërë të dituar se gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u identifikua dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.
Ndërkaq policia është duke punuar për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast