Prej dy orësh opozita ka protestuar para Bashkisë së Tiranës, ku është kërkuar dorëheqja e Erion Veliajt.
Tubimi përshkallëzoi rreth një orë pas nisjes, teksa në drejtim të derës kryesore të bashkisë u hodhën molotovë, ndërsa policia nxitoi të shuante flakët.
Më pas, këshilltarët e PD-së së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë tentuan të hyjnë brenda institucionit, duke e cilësuar të sotmen një ditë normale pune. Tedi Blushi dhe Dorian Teliti i kërkuan llogari Drejtorit të Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, se përse nuk lejohen të hyjnë në zyrë për të ushtruar detyrën.
Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, me një flamur shqiptar në dorë, u mundua që të kapërcente kordonin policor me ndihmën e protestuesve të tjerë që e ngrinin, por pa sukses, raportoi A2News.
Drejt fundit të protestës një grup protestuesish provoi të zhvendosë gardhin metalik që rrethon kordonin e policisë, por efektivët ndërhynë për t’i ndaluar.
Protestat tashmë për të disatën herë janë thirrur pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve bashkiakë nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderë.
#Now
In #Albania, the opposition is protesting against the Mayor of #Tirana, #ErionVeliaj. Recently, the Prosecutor's Office has arrested several directors of the Municipality for corruption. (26.04.24.) pic.twitter.com/oMTfX46dIL