Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian, pas takimit që ka pasur me udhëheqësin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, në Budapest të enjten.
Në një njoftim në “X”, Orbani ka shkruar se takimi me Dodikun i ka shërbyer këtij qëllimi.
“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me presidentin Milorad Dodik sot i shërbeu këtij qëllimi”, ka shkruar Orban.
Kryeministri hungarez javë më herë u takua edhe me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit.
Dodik është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “minimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.
The stability of the Western Balkans is essential for the European Union. Instead of lecturing and sanctions, we believe in dialogue and cooperation. My meeting with President @MiloradDodik today served this purpose. pic.twitter.com/6buuj7naLn