Policia kroate dhe Zyra kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur të enjten aksion të madh përreth Kroacisë dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar për trafikim ndërkombëtar të drogës.
“Jutarnji” raportoi se akuzat ndaj të dyshuarve janë se ata kanë kontrabanduar tonë droga të ndryshme për vite me radhë.
Ata akuzohen po ashtu për drogë të sekuestruar në disa operacione ndërkombëtare në disa lokacione në botë. Disa prej të dyshuarve tashme janë në burgje në Kroaci dhe botë.
Në strukturën ndërkombëtare të trafikimit të drogës të dyshuarit janë të lidhur me të ashtuquajturin “krah i Ballkanit Perëndimor” i kartelit ndërkombëtar të drogës, dhe shumica janë shtetas kroatë.
Për shkak se ky aksion mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të përfshijë persona të armatosur, po marrin pjesë edhe pjesëtarë të forcave speciale. Rreth 250 policë janë të përfshirë.