Rajon

Një i mitur vret një polic në Bosnjë - cilësohet si terrorizëm

policia ne Bosnje

Foto: Associated Press

Një i mitur ka therur për vdekje një polic dhe ka plagosur një tjetër pasi ka hyrë në një stacion policie në Bosnjë, në orët e vona të së enjtes.  

Sulmuesi është një 15-vjeçar dhe ngjarja ndodhi në qytetin Bosanska Krupa. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Adnan Beganoviq, ka thënë se i dyshuari hyri në stacion dhe filloi t’i therte policët në një sulm “krejtësisht të paprovokuar”.

I mituri është arrestuar dhe hetuesit tani po punojnë për të ditur motivin dhe rrethanat për sulmin.  

Sulmi është cilësuar si “terrorizëm”, ka raportuar “klix.ba”.

“Zyra e Prokurorit ka thënë se sulmi ka karakteristikat e veprës penale “terrorizëm”, nga Neni 201 i Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Beganoviq.