Rajon

Në Kuvendin e Malit të Zi hidhet bombë tymuese

Në Kuvendin e Malit të Zi hidhet gazlotsjellës, si dikur në Kosovë

Në Komitetin Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi është hedhur bombë tymi të martën gjatë mbledhjes, pas debatit të nxehtë që i parapriu për pensionimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Videoja është publikuar nga faqja e Kuvendit.

Deputetë të opozitës kanë thënë se s’do të lejojnë vazhdimin e seancës. Por ajo vazhdoi dhe u miratuan konkluzionet që të nisin bisedimet për të publikuar shpalljen për zgjedhjen e gjyqtarëve të tjerë.

Hedhja e gazit nuk është hera e parë që ndodh në institucionet parlamentare të rajonit. Ajo dikur ishte fenomen në Kuvendin e Kosovës. Ndodhte kjo pikërisht në kohën kur opozita kundërshtonte demarkacionin me Malin e Zi.