Rajon

Maqedonia e Veriut shpall shtatë ditë zie

Foto: Alsat-m

Qeveria e Maqedonië së Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare në nderim të personave që humbjen jetën në diskotekën e Koçanit, derisa mbledhja e jashtëzakonshme u nis me një minutë heshtje.

“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, ka transmetuar mediumi "Alsat".

Në seancë u mor vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe me konstatime të dilet në ditët e ardhshme.

Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.

Sipas informacioneve zyrtare, 59 persona humbën jetën e 155 të tjerë u lënduan rëndë në zjarrin që përfshiu diskotekën.

Autoritetet maqedonase i kanë ndaluar 15 persona si të dyshuar për rastin. Trupat e viktimave janë tërhequr nga vendi ku ndodhi zjarri, derisa po bëhet identifikimi i tyre.

 

Lexo përditësimet tjera
Zjarr

Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të...