Rajon

Lista Serbe: Opozita në Serbi po e kopjon Albin Kurtin

Përplasja në Parlamentin e Serbisë

Lista Serbe ka reaguar pas përplasjes fizike dhe tymit në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se këto skena po kopjohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që sipas kësaj partie, erdhi në pushtet me dhunë. 

Në reagimin e Listës Serbe thuhet se opozitarët në Kuvendin e Serbisë e kanë përdorur tymin kuq e zi për ta lumturuar Kurtin. 

“Skenat e turpshme dhe inskenimi i kuazi-opozitës në Kuvendin e Serbisë u kopjuan nga ndihmësi i tyre Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet në Prishtinë me dhunë dhe idenë për të dëbuar çdo gjë serbe. Pa dashur të fshehin aleancën e tyre me Kurtin, opozitarët e sotëm janë përpjekur të përdorin tymi kuq e zi për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundshëm në zgjedhje”, thuhet në reagim. 

Tutje kjo parti ka shprehur mbështetjen e plotë të popullit serb në Kosovë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të mos jenë instrument në duart e atyre që përsëri, siç bënë 13 vjet më parë, do të plaçkitin dhe shkatërrojnë vendin tonë”, thuhet tutje në reagim. 

Lexo përditësimet tjera
Serbia

Përplasje fizike e tym në Kuvendin e Serbisë

Përplasje fizike, tym, gazlotsjellës e flakë ka pasur në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë të martën.Pas...