Rajon

Kroatët s’ndalen, përgatiten për bojkotimin e ri

bojkoti kroaci

Foto: Index.hr

Platforma kroate “Përshëndetje, Inspektor” ka njoftuar për një bojkot të ri në Kroaci.

Sipas njoftimit, të premten do të bojkotohet sërish gjithçka, ndërsa të shtunën do të bojkotohet një zinxhir të shitjes me pakicë.

Kreu i platformës, Josip Kelemen, ka thënë se edhe një herë do t’i bojkotojnë dyqanet, furrat e shërbimet e tjera, raportoi "Index". 

“Qëllimi është të tregojmë se ne mund të shpenzojmë më pak”.

“Bojkot i përgjithshëm të premten për të gjitha produktet dhe shërbimet. Nga e shtuna deri më 14 shkurt, do të bojkotojmë një zinxhir shitjeje. Se cilin, qytetarët do ta vendosin përmes një sondazhi”, ka thënë ai.

Në platformën kroate që ka faqen zyrtare në Facebook është krijuar një sondazh ashtu që qytetarët të votojnë se cilin biznes duan ta bojkotojnë.

Kelemen ka përmendur edhe Kosovën, në mesin e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Serbisë, që u janë bashkuar bojkotit pas Kroacisë.