Gjashtë nga 12 aeroplanët luftarakë francezë “Rafale” të blerë nga Kroacia janë ulur në një bazë të forcave ajrore në Zagreb të enjten, e cila u ndoq nga zyrtarë të lartë të shtetit kroat, shkruan AP. Aeroplanët “Rafale” janë dëshirë e madhe edhe e Serbisë.
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2021 mes Kroacisë dhe prodhuesit francez të aeroplanëve “Dassault Aviation”, vlen mbi 1 miliard euro. Përveç aeroplanëve, kontrata mbulonte sistemet e armëve, pjesët rezervë, logjistikën dhe trajnimin.
Franca do të dorëzojë gjashtë aeroplanët e mbetur në vitin 2025. Blerja do t'i mundësojë Forcave Ajrore Kroate të zëvendësojë aeroplanët e vjetëruar sovjetikë “Mikoyan MiG-21”.
Kroacia, anëtare e NATO-s, ka thënë se ardhja e aeroplanëve “Rafale” është moment historik për vendin.
Aeroplanët që shërbejnë për shumë qëllime janë të pajisur me sisteme të avancuara sulmi. Siç ka shkruar AP-ja në tetor, aeroplanët që i mori Kroacia janë të përdorur.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq muajin e kaluar njoftoi se është pranë marrëveshjes me Francës për blerjen e 12 aeroplanëve “Rafale”, në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë euro. Por marrëveshja nuk është konfirmuar nga Franca.
Sipas mediumeve franceze, para se t’ia shesë aeroplanët luftarakë, Franca i kërkon Serbisë qartësim në pozicionin e saj karshi zhvillimeve globale.
VIDEO:
Povijesni dan za Hrvatsku! Prvih 6⃣ višenamjenskih borbenih aviona #CRORafale od danas čuvaju hrvatsko nebo. Sigurnost naše zemlje podignuta je na razinu na kojoj nikad prije nije bila. Ponosni smo radi realizacije najvećeg ulaganja u sposobnosti Hrvatske vojske.@MORH_OSRH pic.twitter.com/X06D2rO8U0
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) April 25, 2024
LEXO EDHE: