Rajon

Komisioni Evropian nis hetimet për “terrin ballkanik”

energjia elektrike

Organi i Komisionit Evropian, Shoqata Evropiane e Operatorëve, ka nisur hetimet pas problemeve me energji elektrike në vendet e Ballkanit gjatë së premtes.

Mesditen e djeshme pati kolaps të energjisë elektrike në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe në një pjesë të Kroacisë, shkruan “Klix”.

Zyrtarët shqiptarë dhe malazezë kanë thënë se shkaku i prishjes rajonale të sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesave të mëdha dhe rritjes së konsumit ditor për shkak të temperaturave të larta.

Telekomunikacioni gjithashtu u përkeqësua pa energji elektrike.

Kjo hapi rrugë edhe për teori konspirative. Megjithatë, zyrtarët shqiptarë dhe malazezë theksojnë se temperaturat e larta çuan në përdorim më të lartë të energjisë elektrike dhe më pas në mbingarkesë të rrjetit, jo në keqfunksionime.

Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina thanë se nuk kanë vërejtur ndonjë keqfunksionim në sistemin e tyre elektrik. Prandaj, organi i Komisionit Evropian, Shoqata Evropiane e Operatorëve, ka nisur hetim ndërkombëtar për të përcaktuar shkakun e incidentit rajonal.

Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, zyrtarisht njoftuan se kolapsi teorikisht mund të prekë të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura dhe se është e papërgjegjshme të bëhen ndonjë supozim përpara hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.

U theksua se dështimi nuk është shkaktuar nga faktori njeri.

Vetëm Kosova e Serbia nuk raportuan për probleme me energji elektrike gjatë asaj periudhe.