Autoritetet lokale të Tivatit në Mal të Zi kanë vendosur të ndalojnë lëvizjen e turistëve me rroba banje në zonat e këmbësorëve, parqet e qytetit, sheshe dhe në brendësi të qytetit, raporton “Vijesti”.
Parashihen gjoba nga 20 deri në 1000 euro për ata që nuk respektojnë këto masa.
Parlamenti lokal gjithashtu miratoi ndryshime për rregullimin e trafikut në zonën e komunës së Tivatit, me të cilin u zgjeruan zonat e këmbësorëve, ndërsa u ndalua lëvizja skuterëve elektrikë dhe mjeteve të tjera të ngjashme.
Çiklistët janë të detyruar të lëvizin ekskluzivisht në shtigjet e biçikletave. Drejtuesit e skuterëve elektrikë dhe të ngjashme, të cilët lëvizin në zonat për këmbësorë, kërcënohen me gjoba prej 20 deri në 500 euro.