Rajon

“Fikni kompjuterët!”, Policia në Shqipëri reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik

hakeret, sulm kibernetik, hakim, 14 prill

Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar lidhur me një lajm që ka qarkulluar ne media ku thuhej se policia e shtetit kishte urdhëruar të gjitha strukturat e saj t'i fiknin pajisjet elektronike, pasi kishte dyshime për një sulm kibernetik.

Në reagimin e saj policia as nuk i pohon dhe as nuk i mohon dyshimet për sulm kibernetik, por shprehet se sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit po vazhdojnë me funksionimin e tyre normal.

“Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”, thuhet në njoftim./EuronewsAlbania