Rajon

Bojkoti ndaj marketeve në Maqedoni përgjysmoi qarkullimin tregtar

market

Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se më 31 janar, si pasojë e bojkotit të qytetarëve ndaj marketeve për shkak të rritjes së çmimeve, rënia e qarkullimit të përgjithshëm ra për gati përgjysmë në raport me të premten e kaluar.

Sipas të dhënave, rënia ishte mbi 46 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë të premten bojkotuan blerjet, duke ndjekur aksionin e nisur në Kroaci dhe që tash ka marrë hov edhe në shtete të tjera.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar kontrolle të rrepta dhe sanksione ndaj atyre që s’i përmbahen ligjit për çmimet e produkteve.

E ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, shprehu përkrahje për fushatën e konsumatorëve.