Rajon

Autoritetet nisin evakuimin e qytetarëve në Athinë, si pasojë e zjarrit masiv

Greqia

Foto: Associated Press

Autoritetet në Greqi kanë nisur evakuimin e njerëzve nga qytezat, fshatrat dhe spitalet përreth Athinës teksa zjarrfikësit po luftojnë për të kontrolluar zjarrin masiv që po shpërndahet me shpejtësi, duke shkatërruar pemë, shtëpi e makina.

Zjarri po shpërndahet nga erërat e shpejta duke shkatërruar zona të tëra banimi.

Të hënën, ekipeve të zjarrfikësve prej më shumë se 670 personash iu bashkuan edhe vullnetarë të shumtë. Autoritetet po veprojnë edhe me 17 aeroplanë uji, 15 helikopterë e kamionë në përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Shërbimi meteorologjik i Greqisë ka thënë se shpërndarja e shpejtë e zjarreve kërcënon përpjekjet disavjeçare të rëndësishme të zhvillimit në Greqi. Ministria për Kriza Klimatike ka thënë se zjarrfikësit po përballen me kushte dramatike.

Të martën në mëngjes autoritetet kanë gjetur mbetjet e një gruaje në një fabrikë në Vrillisia. Viktima dyshohet të ketë qenë punëtore emigrante. 

Shteti mesdhetar, që ka përjetuar vit jashtëzakonisht të nxehtë e të thatë, të hënën u ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian t’i ndihmojnë në përballjen me zjarret.