Gazetari shumëvjeçar rus Alexey Zimin u gjet i vdekur në banesën në Beograd të mërkurën. Sipas informacioneve të “Novostit”, atij i është këputuar aorta e cila i ka shkaktuar gjakderdhje të brendshme.
Ishte i sëmurë nga mëlçia për disa kohë.
Ai u gjet i shtrirë në dysheme dhe nuk pati shenja dhune në trup.
Pas presionit në Rusi për shkak të pikëpamjeve kundër luftës, Zimin u zhvendos në Beograd, ku jetonte në një banesë me qira.
Sipas raportimeve të mediave në Serbi, Zimin u gjet shtatë ditë pasi vdiq. Alarmin e dha pronari i banesës, i cili nuk po mundte të kontaktonte me të.
Zimin ishte kundërshtar i madh i luftës në Ukrainë, prandaj pësoi presion dhe kërcënime të ashpra nga autoritetet ruse.
Përveç profesionit gazetar, Zimini ka drejtuar disa emisione televizive dhe ka punuar si shef kuzhine dhe ka pasur edhe restorantin e tij. Megjithatë, pasi publikoi video me një këngë kundër luftës, emisioni i tij televiziv rus “Gatim me Alexei Zimin” u anulua befas.