Në rrjete sociale po qarkullojnë video të disa momenteve të protestës masive në Beograd të së shtunës, ku shihen protestuesit duke u shpërndarë në panik në një moment e që dyshohet se ishte reagim pas përdorimit të armës sonike - një topi akustik - nga forcat e rendit të Serbisë, transmeton “N1”.
Dyshohet se u përdor pajisja LRAD që mund të lëshojë zhurmë deri 160 decibelë në distancë një metër nga pajisja. Përdorimi i kësaj pajisje mund të shkaktojë dëme të përhershme të dëgjimit.
Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjete sociale shihen njerëzit duke vrapuar në dy drejtime të ndryshme e duke lënë mesin e rrugës bosh, sikur po vinte një automjet.
Analisti ushtarak Aleksandar Radiq, ka thënë për “N1” se tingulli që u dëgjua dhe frikësoi njerëzit ishte prodhuar nga një armë sonike.
Por, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar se u përdorën armë të tilla, duke thënë se janë të paligjshme.
Dy studentë kanë folur për N1 për situatën që ndodhi kur protestuesit po mbanin 15 minuta heshtje për 15 të vdekurit në tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi-Sad vitin e kaluar, ku ishte shembur një strehë. Si pasojë e kësaj tragjedie kanë nisur protestat masive studentore.
“Heshtja filloi në orën 19:00 dhe ai sulm zanor ndodhi afërsisht rreth orës 19:11. Pastaj ishte situatë edhe më e tmerrshme, sepse nga ajo heshtje, nisën ulërima, frikë dhe panik. Presidenti dhe të gjitha autoritetet e Ministrisë së Brendshme mund të thonë çfarë të duan, mund të vazhdojnë të na mashtrojnë, por mendojë se të gjithë ne që ishim aty e ndiem. Nuk kam asnjë informacion nëse ndokush është lënduar, ka humbur dëgjimin, por ishin vërtetë skena tmerri”, ka thënë studenti Aleksandar që ndjek studimet në Fakultetin Juridik në Beograd.
Evo još jednog ugla "kakav zvučni top, ništa nije bilo" momenta. pic.twitter.com/a1YNcSzUx8
— Biljana Lukić (@BiljanaLuki) March 16, 2025
Još jedan ugao i smimak gde se malo bolje čuje "udar". pic.twitter.com/SpVF4MvNUP
— Eko Straža (@EkoStraza) March 15, 2025