PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar rregullave të trafikut

Sot do të udhëtojmë bashkë në një botë shumë të rëndësishme për të gjithë ne, botën e rregullave të komunikacionit!  

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse makinat, biçikletat dhe këmbësorët do të lëviznin pa rregulla? Do të kishte shumë rrëmujë dhe askush nuk do të ishte i sigurt. 

Por, fatmirësisht, ne kemi shenjat e komunikacionit dhe rregullat rrugore, të cilat na ndihmojnë të udhëtojmë të sigurt, si në makinë ashtu edhe në këmbë.

Gjithashtu përmes këtij edicioni ju mund të sfidoni veten përmes rubrikave “Kuiz” dhe “Gjëegjëzë”.