PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar Ditës së Pavarësisë

Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar Ditës së Pavarësisë

17 vjet më parë, më 17 Shkurt, në tokën tonë të dashur u dëgjua një zë që jehoi deri në male "Kosova është e lirë”!

Ishte zëri i guximit, i sakrificës dhe i shpirtit të pathyeshëm të një populli që kurrë nuk u gjunjëzua. 

Një popull që, përballë errësirës, ndezi dritën e shpresës dhe eci përpara, me ballin lart e zemrën plot besim.