PIKË me Veton Surroin

Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Oliver Schmitt

Çfarë veçantie ka historia e shqiptarëve në krahasim me shoqëritë e tjera?

A jemi në gjendje që të kontestojmë ose t’i bëjmë një rinterpretim miteve të cilat i kemi ndërtuar?

Çfarë donte të krijonte Skënderbeu?

Pse është me rëndësi të flitet për jokontinuitetin ilir shqiptar?

Me kë mund të krahasohen shqiptarët në Evropë?

A kemi hyrë në shekullin 21 në një lëvizje e cila do t’i krijojë “shqipërorët”, pra banorët e Shqipërisë dhe “kosovarët”?

Cili është dallimi mes Shqipërisë dhe Kosovës?

A mund të ndodhë që në shekullin 21 vija ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë të jetë vija ndarëse mes botës perëndimore dhe një bote euroaziatike kineze?

Cili duhet të jetë qëllimi i Perëndimit në Ballkan?

Çfarë duhet bërë që njerëzit të mos ikin nga Kosova?

Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe profesorit të historisë së Evropës juglindore në Universitetin e Vjenës, Oliver Schmitt.