Paris 2024

Yulo vazhdon të shkruajë histori Paris

Carlos Yulo

Carlos Yulo shkroi historinë për Filipinet në “Parisi 2024” të shtunën kur e fitoi medaljen e parë të artë për shtetin e tij të shtunën në mëngjes pas paraqitjes spektakolare në dysheme. 

Me atë medalje, Filipinet kishin dy medalje gjithsej në histori.

Por të dielën pasdite, ky numër ka ndryshuar. Është rritur në tre medalje falë Yulos.

Gjimnasti filipinas ia siguroi shtetit të tij edhe medaljen e dytë të artë brenda 24 orësh, duke dhuruar tjetër paraqitje spektakolare në kalin gjimnastikor.

Ai doli më i suksesshëm se Artur Davtyan i Armenisë dhe Harry Hepworth i Britanisë së Madhe.