Paris 2024

Yuehong e fiton edhe një medalje të artë për Kinën

Lin Yuehong

Foto: Associated Press

Kina e ka fituar edhe një medalje të artë të hënën në Lojërat Olimpike në Paris. 

Li Yuehong doli triumfues në garën në qitje me pistoletë të shpejtë në 25 metra. 

34-vjeçari shkëlqeu për të siguruar medaljen e pestë të artë për Kinën në qitje. Medaljen e argjendtë e fitoi Yeongjae Cho nga Koreja e Jugut. Wang Xinjie nga Kina e fitoi të bronztën. 

Për Yuehongun është medalja e parë e artë olimpike në karrierë. 

Yuehong ka të fituara edhe dy medalje të bronzta olimpike. Medaljen e parë të bronztë e fitoi në “Rio 2016”, kurse të dytën në “Tokio 2020”.