Xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, e ka fituar medaljen e artë olimpike në “Paris 2024”.
Heydarov të hënën në finalen e kategorisë deri 73 kilogramë ngadhënjeu ndaj xhudistit vendas Joan-Benjamin Gaba, pas një përballje shumë të vështirë që zgjati afro 10 minuta.
Heydarov realizoi ippon.
Të dy xhudistët kishin nga dy dënime. Për Heydarovin është medalja e parë olimpike. Ai kishte fituar të artën botërore këtë vit.
Heydarov në gjysmëfinale mposhti xhudistin pejan Akil Gjakova pas kohës shtesë.