Paris 2024

Xhudisti shqiptar nga Maqedonia V. ndalet në luftën e parë

Xhudo

Xhudisti Edi Sherifovski ka prezantuar Maqedoninë e Veriut të martën në kategorinë deri 81 kilogramë të Lojërave Olimpike në Paris.

Xhudisti shqiptar shfaqi pak. Në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në të dytën pësoi nga braziliani Guilherme Schimidt.

Braziliani dominoi plotësisht dhe realizoi hedhje për uazari e më pas  mori Ippon.