Paris 2024

Volejbollistet e Italisë, kampione olimpike

Italia volejboll

Foto: Associated Press

Italia ka dominuar plotësisht për ta fituar të artën olimpike në turneun e volejbollisteve.

Të dielën në ditën e fundit të Lojërave të Parisit, Italia fitoi finalen me rezultatin 3:0 në sete. Përballë italianeve ishin volejbollistet e SHBA-së, por që ishin pa gjasa.

Seti i parë përfundoi 25:18 për Italinë. Në setin e dytë dallimi ishte pesë pikë, 25:20, ndërsa setin e tretë Italia e fitoi edhe më bindshëm, 25:17.

SHBA-së i ka takuar medalja e argjendtë, ndërsa Brazilit e bronzta. Brazili për vend të tretë e mposhti Turqinë, të shtunën.