Kampionia e Evropës në volejboll, Polonia, ka avancuar në finale të turneut olimpik të volejbollit të mërkurën, pas fitores dramatike ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky ballafaqim u mbyll pas pesë seteve shumë të forta, ndërsa polakët tani kanë mundësinë ta fitojnë medaljen e parë të artë olimpike në këtë sport, që prej vitit 1976.
Wilfredo Leon ishte heroi i Polonisë me 26 pikë.
Polakët ishin duke humbur 2:1 në tri setet e para, 25:23, 25:27 dhe 14:25. Por më pas i fituan dy setet e fundit 25:23 dhe 15:13, për fitoren 3:2 në sete.
Polonia është eliminuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike që prej “Athina 2004”.